Fitimin e titullit kampion nga ana e Partizanit, e ka komentuar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, njëherazi edhe vëllai i drejtori të të kuqve, Olsi Ramës.

Teksa ka postuar një video nga festa e Partizanit pas fitimit në derbi ndaj Tiranës, Edi Rama shkruan me shaka, që zëvendësi i tij, Braçe, fitoi edhe titullin në Shqipëri, veç atij në Itali me Juven: “Mua më mbeti vetëm kampionati italian këtë vit, ndërsa zëvendësi im juventin fitoi edhe këtë shqiptarin”.