Nga 1 janari 2019 nuk do të ketë më taksë mbi vlerën e shtuar për të gjitha inputet bujqësore.

Kryeministri i vendit Edi Rama, në konferencën për shtyp të fundvitit, tha se, “për herë të parë pas 28 vitesh, bëhet realitet një zotim që 28 vjet me radhë në fushata elektorale e kanë marrë si zotim të gjitha partitë politike”.

“Kjo do të thotë, – vijoi Kryeministri Rama, – që të gjithë ata që punojnë tokën në Republikën e Shqipërisë, në 28 mijë km2, do të lehtësohen ndjeshëm nga barra e taksës mbi vlerën e shtuar për inputet, dhe të gjitha inputet bujqësore do të jenë me zero TVSH”.

Kryeministri u shpreh se, “kjo është ndihmë direkte për qindra-mijëra njerëz dhe për ekonominë e tyre të vogël familjare”.