Ditën e djeshme, moderatorja Luana Vjollca u fotografua në aeroportin e Malpensa-s në Milano së bashku me partnerin e saj, Krenar Çoçajn. Çifti shfaqej duke bërë check in-in dhe të gjithë u bënë kuriozë për destinacionin e pushimeve të tyre, të cilin pak më parë na e ka zbuluar vetë Luana. Ajo dhe Krenari kanë qëndruar në Milano të Italisë, mirëpo nuk ndodhen vetëm. Me çiftin janë bashkuar edhe Marina Vjollca dhe Getoar Selimi dhe mund të themi me bindje se katërshja është bërë e pandashme në çdo udhëtim.

Madje, për të gjithë ata që nuk e vunë re këtë detaj, në foton që qarkulloi ditën e djeshme në rrjete sociale, ku ishin fotografuar Luana dhe Krenari, në të majtë të tyre ndodheshin edhe Marina me Getoarin. Në një postim në Instastory, Luana ka ndarë me ndjekësit një video me Marinën, e cila shfaqet duke i dhënë një puthje në faqe, ndërsa Luana ka treguar për fansat destinacionin ku katërshja po qëndron.