Një prej çifteve më të bujshme të showbiz-it shqiptar, Albi Nako dhe Alba Hoxha, i dhanë fund marrëdhënies së tyre në qershor. Çifti, i cili nuk e konfirmoi asnjëherë lidhjen, të paktën zyrtarisht, ndërpreu marrëdhënien dhe madje fshinë njëri-tjetrin nga Instagrami!

U tha se shkak për ndarjen ishin bërë prindërit e Albit, të cilët nuk e miratonin lidhjen! Por “iconstyle.al” mësoi përmes burimeve të afërta me dyshen, se arsyeja e ndarjes janë bërë prindërit e Albës. Sipas burimeve për “iconstyle.al”, kanë qenë prindërit e balerinës ata të cilët nuk e miratonin lidhjen dhe kjo për shkak të diferencës në moshë mes saj dhe koreografit të njohur!

Një gjë të tillë na la edhe dje të kuptojmë Albi përmes një postimi ku shihej se kishte mbetur i zhgënjyer! Në një status në Instastory, koreografi shkruante: “Ndonjëherë ndodh të pyes veten: “Ku gabova?!”… Dhe jeta më përgjigjet: U tregove tepër i mirë me të tjerët”. Të ketë lidhje me Albën ky status?