Raportet e shërbimeve të huaja dhe ato të DASH përmbajnë detaje se si në kohën e qeverisjes së Berishës, 70 kriminelë kanë dalë nga burgu me leje ditore duke bërë presione në komunitet për zgjedhje  për të çuar vota te PD.

Në një intervistë për Vizion Plus, Rama theksoi se qeveria “Berisha” ka përdorur të dënuarit për të përfituar në zgjedhje, ndërkohë që tashmë një gjë e tillë as nuk mund të mendohet.

“Ka nxjerrë mbi 70 kriminele nga burgu për zgjedhje dhe i ka përdorur në territor për të terrorizuar komunitete. Nuk i them unë, por janë në raportet e shërbimeve të huaja dhe në raportin e ambasadorit amerikan dhe në DASH”, tha Rama.

Lër një koment

Please enter your comment!
Please enter your name here