Kristiano Ronaldo mund të ishte transferuar tek skuadra e Napolit gjatë merkatos së verës. Ka qenë drejtori sportiv i të kaltërve, Kristiano Xhiuntoli ka zbuluar prapaskenat me yllin portugez në një intervistë për “SkySport”.

“Po, CR7 na është ofruar. Kemi një marrëdhënie shumë të mirë me menaxherin Jorge Mendes që nga koha e rinovimit të kontratës së Guhlam dhe dëgjohemi shpesh. Isha bashkë me presidentin De Laurentiis kur na është ofruar.

Qëndruam në heshtje, më pas analizuam shifrat dhe kuptuam se ishte një operacion jashtë mundësive tona. Kur u transferua te Juventusi mendova se bardhezinjtë ishin skuadra më e fortë e Europës”,tha ai.