Policët e 11 majit që u përballën me shashkat dhe bombat molotov në protestën e opozitës.

Report Tv ka zbardhur urdhrin e drejtorit të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu drejtuar Drejtorisë së Policisë së Tiranës, i cili mban datën 12 maj, një ditë pas protestës. Në urdhër u kërkohet drejtorit të departamentit për Krimet e Rënda, drejtorit të departamentit për sigurinë publike dhe atij të drejtorisë që të përgatisin listat e të gjithë uniformave blu që kanë qenë me shërbim në protestën e opozitës, pasi do të shpërblehen me një rrogë plus.

“Drejtorit të departamentit për Krimet e Rënda, drejtorit të departamentit për sigurinë publike dhe drejtorit te personelit të Drejtorisë Tiranë. Të përgatisni listat për punonjësit e policisë që kanë qenë me shërbim në protestën e ditës së shtunë dhe të shpërblehen me një pagë”, shkruhet në urdhrin e Veliut.