25-vjeçarja Rexhina Debrova, gjeti vdekjen pak pasi solli në jetë fëmijën e saj të parë me operacion në spitalin e Elbasanit. Tanimë është publikuar edhe ekspertiza mjeko-ligjore, e kryer nga mjeku Admir Sinamati, rezulton se në trupin e së resë u konstatuan plagë operatore në regjionin e poshtëm të barkut si dhe shenja të veprimeve të tjera mjekësore.

Nga ekspertiza mjeko-ligjore të kryer në trupin viktimës, rezultoi se gjithçka ka ndodhur për shkak të mpiksjes së gjakut.

“Nga këqyrja e brendshme u konstatua plaga operatore cezariane në mitër, shenjat e përgjithshme të asfiksisë karakterizuar me vazodilatacion, spazme të muskulaturës së lëmuar të rrugëve të frymëmarrjes si dhe reaksion të shtuar grandular të tyre.
Nga ekzaminimi mikroskopik i organeve u konstatua se prania e reaksionit eosinofilik në organe dhe edeme pulmonare akute. Shkaku i vdekjes së shtetases Rexhina Debrova ka qenë embolia amniotike”, thuhet në rezultatet e ekspertizës.

25-vjeçarja, vdiq pasi solli në jetë fëmijën e saj, pas një ndërhyrje cezariane.