Mbrojtësi holandez Matijas De Ligt ishte një nga emrat më të spikatur në këtë merkato. 19-vjeçari u transferua pak ditë më parë te Juventusit, ndërkohë që një histori interesante është duke bërë xhiron e internetit.

Ka qenë vetë De Ligt, që nëpërmjet një rrëfimi për “Daily Mirros”, ka zbuluar se Mançester Junajtid hoqi dorë nga mbrojtësi pasi e kishte babain shumë të shëndoshë.

Anglezët menduan se do të ishte gjenetike dhe De Ligt do të dilte brenda pak kohësh jashtë formës që zotëronte, duke mos treguar interes për transferimin e holandezit.

“Babai im është shumë i shëndoshë dhe kjo ishte arsyeja se përse nuk më kanë marrë”, zbuloi futbollisti.

19-vjeçari hodhi postë zërat e dala së fundmi në media për një kërkesë të lartë financiare, që solli dështimin e transferimit te PSG-ja.

“Paraja nuk luan një rol të rëndësishëm në zgjedhjen time. Të gjitha ata që më njohin, e dinë këtë gjë. Gjithsecili ka të drejtë të mendojë, unë e respektojë këtë gjë”, u shpreh mbrojtësi.