Derisa protestat e deritanishme nuk ka arritur të largojë asnjë nga udhëheqësit e Ballkanit, ato kanë inkurajuar rezistencën qytetare dhe kanë tronditur kontrollin e tyre të fuqishëm dhe mbështetjen që marrin në Perëndim.

Në Malin e Zi, Milo Gjukanoviç ka kohë që akuzohet për korrupsion dhe lidhje me krimin e organizuar, videoja e fundit e tij është parë si goditja më serioze ndaj sundimit të derimëtanishëm.

Gjukanoviç mohoi akuzat, dhe në një intervistë me Associated Press, tha se partitë opozitare pro ruse dhe “faktorë të huaj” janë pas protestave edhe pse ato janë të udhëhequr zyrtarisht nga grupe qytetare.

Ai sugjeroi se protestat kanë për qëllim çarmatosjen e liderëve pro-BE dhe kthimin e Ballkanit nga Perëndimi në favor të lidhjeve më të ngushta me Rusinë.

“Unë mendoj se (në të gjithë Ballkanin) kjo në thelb nuk është një lëvizje ‘pranverore’, por një lëvizje e zymtë vjeshte,” tha ai. “Ne po flasim këtu për përpjekjet për të ndaluar Ballkanin drejt integrimi në BE”, shtoi.

Organizatorët protestues të Malit të Zi këmbëngulën se demonstrimet përfaqësojnë një lëvizje të sinqertë qytetare pa ndonjë ndikim nga jashtë apo partive opozitare. Tubimet e tyre javore kanë tërhequr mijëra njerëz në protestat më të mëdha në vite.

E gjitha filloi me një video të postuar në mediat sociale, një regjistrim sekret në vitin 2016 që duket se tregon një manjat të mirënjohur lokal me një zarf me shuma të mëdha parash për të blerë vota.

Biznesmeni i shquar, një ish-mik i ngushtë dhe i besuar i presidentit malazez Milo Gjukanoviç, publikoi videon në fund të vitit të kaluar në hakmarrje për akuzat e ngritura kundër tij për mashtrim dhe pastrim parash, të cilat e nxitën të ikte në Londër për të shmangur ndjekjen penale.

Manjati Dushko Knezevic gjithashtu lëshoi gradualisht një seri dokumentesh që akuzonin presidentin dhe partinë e tij në pushtet për korrupsion dhe keqpërdorim të detyrës, duke pretenduar se ai ka arkëtuar miliona dollarë për Gjukanoviçin dhe partinë e tij në pushtet në mënyrë që autoritetet të “bëjnë një sy qorr” për marrëdhëniet e tij të dyshimta të biznesit.

“Qëllimi ynë është ndryshimi i regjimit. Një tranzicion paqësor nga një regjim i korruptuar që është në pushtet për 30 vjet dhe i cili ka fituar zgjedhjet përmes ryshfetit dhe manipulimit”, tha Dzemal Peroviç, organizator i protestave në kryeqytetin malazez.