Ministri i brendshëm italian Matteo Salvini, kërcënohet përsëri nga persona ende të paidentifikuar. Një zarf anonim me një plumb të kalibrit 22 mm ishte adresuar ministrit, njëherësh zëvendës kryeministrit italian. Zarf i dyshimtë u sekuestrua në shërbimin postal të komunës Sesto Fiorentino në provincën e Firences.

Plumbi ishte i mbështjellë nga një letër alumini e zarfi është marrë për t”u analizuar nga policia. “Mbi 100 kërcënime me vdekje kam marrë që nga dita kur u bëra ministër”, ka komentuar ministri Salvini.“Është e qartë se fjalët e urrejtjes shprehur nga një tip i majt, bindin disa mendje të sëmura, por që  natyrisht nuk më trembin. Përkundrazi më japin më forcë për të luftuar kriminelë të çdo tipi,”-ka deklaruar ai.

Pak muaj më parë një tjetër zarf me fjalë kërcënuese ku deklaronin se ishin shqiptarë i është adresuar ministrit Salvini. Por deri më tani nuk ka asnjë informacion mbi zbardhjen e autorëve të letrës kërcënuese.