Një nga talentit më në zë në Evropë, Jadon Sancho, ka zbuluar pa dashje skuadrën me të cilën do të luajë sezonin e ardhshëm.

Borussia Dortmund, skuadra me të cilën lojtari luan, ka dështuar që të fitojë titullin e kampionit në Bundesliga, pas triumfit të Bayern në javen e fundit.

Pas xhiros së fundit, Sancho është shprehur se skuadra do të luftojnë sezonin e ardhshëm për triumfin në Bundesliga, duke zbuluar kështu se do të qëndroj aty.

“Jam shumë i lumtur me mënyrën se si kam luajtur këtë sezon. Unë kurrë nuk e dija se do të ishte kështu. Në fillim nuk luaja shumë, por pastaj fitova më shumë minuta” ka thënë Sancho, transmeton lajmi.net.

“Puna e palodhshme mu shpërblye. Skuadra më ndihmoi dhe trajneri pati besim tek unë. U falënderohem shumë” ka shtuar lojtari.

“Sezonin tjetër synojmë të triumfojmë, jo të dalim në vendin e dytë” ka thënë ndër të tjerash i riu anglez.

Sancho duhet të kthejë fokusin e tij tek skuadra kombëtare, ku ai pritet të jetë pjesë e planeve të Southgate për finalet e Ligës së Kombeve.