I ftuar mbrëmjen e sotme në “Xing me Ermalin” është aktori i njohur dhe shumë i dashur për publikun, Xhevahir Zeneli. Me të hyrë në studion e emisionit, aktori filloi të ecte çuditshëm.

Kjo bëri që moderatori, Ermal Mamaqi ta pyeste për arsyen pse eci në këtë mënyrë.

“Ishte i madhi i ftuar tek ty. I dërgova një mesazh urimi, i thashë ‘Shumë bukur më duket se jam unë javës tjetër’. Mundohu të ecësh në gjurmët e mia më tha. Për vendin më tha ulu ku u ula unë se unë do rri në Ministri të jashtme tani”, tregoi Zeneli duke shkaktuar të qeshura.