Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka reaguar për dhunën e ushtruar ndaj Policisë së Shtetit ku mbetën të plagosur pesë prej tyre.

Respekt dhe mirënjohje për efektivët që edhe sot u përballën me dhunën e politikes pa ide e pa vizion. 
Në krah të çdo prindi e bashkëshorti, në krah të çdo biri nëne, me apo pa uniformë, që u vu në mbrojtje të shtetit, dinjitetit, qetësisë publike e vlerave të demokracisë. 
Përshëndes të gjithë qytetarët, përfshirë ata me bindje të djathta, që u distancuan nga ky grup i vogël dhunuesish, qëllimi i vetëm i të cilëve është bllokimi i rrugës tashmë të pandalshme të të gjithë shqiptarëve drejt Europës 🇦🇱🇪🇺. Shërim të shpejtë efektivë të lënduar! Mirënjohje e pafundme për policinë e shtetit!🙏“, shkruan Xhaçka. (Lexo.al)