Forcat e Armatosura Shqiptare ndër të tjera stërviten edhe për përballjen trup më trup. Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ka publikuar pamje nga stërvitja e Forcave të Armatosura. “Edhe pse janë Forca të Armatosura, trupat tanë stërviten për çdo situatë, edhe kur mund të mbesin pa armatimin personal në fushëbetejë apo në operacione”, thote Xhaçka.

“Edhe pse janë Forca të Armatosura, trupat tanë stërviten për çdo situatë, edhe kur mund të mbesin pa armatimin personal në fushëbetejë apo në operacione” tregon Rizaj, pjesëtarë i FA. “Pse duhet të luftojë trup më trup ushtari kur ka armë? Është shumë e rëndësishme që kur një komando shkon në një betejë nuk ka më bazë materiale për të luftuar dhe duhet të mbijetoi përmes ballafaqimit trup më trup apo duke u mbrojtur si me armë të ftohta, apo nga armët e ftohta apo armët e zjarrit në distanca të shkurtra”, vijon Rizaj.

“Lufta trup më trupë është mënyrë edhe për rritjen e vetëbesimit të trupave komando. Luftim trup më trup ndikon dhe zhvillimin psikologjik të trupave komando, pasi kësaj njësie dhe jo vetëm, i duhet të kenë një qasje psikologjike të lartë, ndërvepruese dhe të jenë luftarak në të gjitha aspektet”, shton Rizaj. “Ne bëjmë dhe një luftim ndërveprues për sa i takon elementëve bazë nga boksi apo mundja, si edhe MMA”, përfundon Rizaj.