Vitin e kaluar “Miss Universe Albania” u shpall Trejsi Sejdini, ndërkohë këtë vit një tjetër bukuroshe e ka rrëmbyer kurorën e kompeticionit të rëndësishëm. Po flasim për Cindy Marina-n e cila ka lindur në Amerikë, por me origjinë është nga Shkodra.

Ajo mbrëmjen e kaluar mori vëmendjen e të gjithëve me performancën e saj joshëse që u finalizua me kurorën që çdo femër do ta dëshironte. Ishte Trejsi Sejdini ajo e cila i dorëzoi kurorën e saj bukuroshes e cila siç pritej, u emocionua tej mase shumë…