Nuk ka javë që Wanda Nara të mos flasë për Mauro Icardin. Mbrëmjen e së dielës, një ditë para ndeshjes Inter-Chievo, në emisionin sportiv “Tiki Taka”, bashkëshortja dhe menaxherja e Mauritos, foli sërish për të ardhmen e tij.

“Gazetat vazhdojnë të shkruajnë se Icardi do të largohet. U lodha duke e përsëritur që ai do të qëndrojë tek Interi. Ditën e parë të hapjes së merkatos, do ta fik telefonin. Po, kanë mbërritur oferta, por ai do të qëndrojë tek Interi, mjaft më!”, deklaron agjentja e argjentinasit, e cila njëkohësisht është edhe bashkëshortja e tij.