Presidenti serb Aleksandër Vuçiç është deklaruar së fundi se do t’i rezistojë çdo presioni ndërkombëtar dhe nuk do të rifillojë bisedimet me Kosovën për sa kohë që qeveria e Kosovës do të vijojë të mbajë një taksë ndëshkuese ndaj Serbisë.

Negociatat e ndërmjetësuara nga Bashkimi Europian për arritjen e një marrëveshjeje mes dy vëndeve, janë bllokuar këtë vit për shkak të çështjeve që janë vënë disa herë në diskutim si riorganizimi i kufijve, krijimi i Kosovës ushtria, refuzimi i Serbisë për ta njohur atë si një shtet dhe si si pasojë e bllokadës ndaj mallrave serb në muajin nëntor.

“Nuk ka forcë në botë, e as ndonjë njeri në botë, që mund të më detyrojë të flasë për diçka derisa të mos tërhiqen taksat, madje as telefonata personale e Trumpit”, ka thënë presidenti serb para gazetarëve.

Gjatë muajit dhjetor presidenti amerikan Donald Trump u ka dërguar presidentit të Kosovës Hashim Thacit dhe homologut të tij serb Vuçiç,letra ku ka shkuar se pasi të arrijnë marrëveshjen Kosova e Serbia, do të priten dy liderët në Shtëpinë e Bardhë.

Agjencia amerikane e lajmeve shkruan gjithashtu se Kosova i ka vendosur taksat, të në përgjigje të lobimit serb kundër anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare, Interpol gjë që bie ndesh me angazhimet e kaluara të Kosovës e cila është përpjekur të plotësojë kushte e vendosura në funksion të integrimit rajonal dhe europian.

Ndërkohë, faktorët ndërkombëtarë i kanë kërkuar Kosovës të tërheqë taksën ndaj Serbisë, e cila u miratua të vendosej përgjatë muajit nëntor të këtj viti nga qeveria e Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është deklaruar më herët për tarifën 100% e vendosur ndaj mallrave serbe, se ajo është e drejtë e Kosovës dhe se përmes saj po mbrohet siguria kombëtare.