Sipas ekspertëve, edhe pasi ndahen njerëzit mund të mendojnë për njëri-tjetrin. Por si t’ja bëni, që mos të ndiheni keq pasi e shikoni atë në një vend të përbashkët?

1. Mendoni se është thjesht një i njohur
Nëse e përgatisni veten tuaj në këtë mënyrë, nuk do ndiheni keq më pas. Çdo gjë fillon nga mënyra si i mendoni gjërat. Nëse e krahasoni me dikë që dikur e keni pasur të njohur, do ndiheni më mirë.

2. Hiqeni nga rrjetet tuaja sociale
Një nga mënyrat më të mira që të largoheni nga përditshmëria e ish-it është të mos keni asnjë kontakt me të në rrjetet sociale. Nëse shikoni jetën e ish-it, pra veprimtaritë e tij, do ndiheni edhe më keq, sidomos nëse haseni në ndonjë vend.

3. Shmangini vendet që frekuentonit së bashku
Edhe kjo është shumë e rëndësishme. Ju jeni të sigurt që ish-i juaj edhe mund të vijë pikërisht në këto vende që dikur ju shkonit së bashku. Duke e ditur këtë gjë, mos gaboni të bëni të njëjtën gjë, nëse ndiheni keq kur e shikoni atë. Shmangini vetes suaj mërzi!

Lër një koment

Please enter your comment!
Please enter your name here