Autori i vr asjes së 24-vjeçarit Viktor Shkorreti mbrëmjen e së mërkurës në Laç ka dhënë dëshminë e tij në polici lidhur me ngjarjen.

Emanuel Koca, i cili u arrestua dje nga ana e Policisë, thotë se ai është penduar për kr imin që ka kryer, po gjithçka sipas tij e ka bërë në kushtet e vetëmbrojtjes.

“Jam penduar për atë që kam bërë, Viktor Shkorreti më që lloi me th ikë, ndaj e që llova me ar më”, është shprehur Koca në polici. Ndërkohë që ai pretendon se është dëmtuar me thi kë në dorë dhe në njërin prej veshëve.