Në muajin Nëntor 2018, volumi i mallrave të transportuar me rrugë ajrore arriti në 208 ton duke u rritur 9.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2017.

Instituti i Statistikave INSTAT, bëri të ditur sot se në njëmbëdhjetëmujorin 2018, me rrugë ajër janë transportuar 2.014 ton mallra, shifër kjo 1.6%, më e ulët se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Ndërsa numri i fluturimeve të kryera, në Nëntor 2018, është 1.780 duke shënuar një ulje me 5.8%, ndaj nëntor 2017.

Në 11-mujorin 2018, janë kryer 23.532 fluturime, duke u rritur me 5.1 %, krahasuar me njëjtën periudhë të një viti më parë.