Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla ishte sot në omisionin e Medias dhe Edukimit ku u thrr për të dhënë sqarime lidhur me projektligjin për arsimin parauniversitar.

Por, kryetarja e komisionit Albana Vokshi debatoi ashpër me ministren duke e akuzuar se mashtroi për dëftesat e nxënësve.

DEBATI

Vokshi-Nikollës: A ndiheni e turpëruar që keni mashtruar për dëftesat e arsimit parauniversitar

Vokshi: Duhet t’i kërkoni ndjesë të gjithë fëmijëve dhe prindërit për mashtrimin e bërë. Keni shpërdoruar detyrën duke mos u siguruar dëftesat në kohë.

Nikolla: Nuk kercenoj njeri. Nuk është në etiken time. Ju sa herë që flini, keni mungesë etike. Do t’i shkoj deri ne fund ne organet e drejtësisë te gjitha akuzave ndaj meje. Iu jam përgjigjur të gjithë nxënësve dhe prindërve. Gënjyet kur thate qe dëftesat do shpërndahen ne shtator. Ndarja e dëftesave është një proces që ka nisur. Te gjitha përgjegjësitë e mia do t’i zhvilloj ne prokurori. Për ata qe duan te studiojnë jashtë shteti është zgjidhur problemi.