Punonjësit e Prefekturës së qarkut Vlorë iu bashkuan sot nismës së Kryqit të Kuq, për dhurimin e gjakut nën moton “Dhuro gjak, shpëto jetë”!

Prefekti Flamur Mamaj dhe të gjithë punonjësit e shëndetshëm kanë dhuruar gjak, konform të gjitha rregullave dhe parametrave të paracaktuara.

“Kjo iniciativë duhet përshëndetur dhe përfitoj nga rasti për t’i bërë thirrje gjithë punonjësve dhe institucioneve jo vetëm në qytetin e Vlorës , por edhe në qark, në shenjë qytetarie dhe respekti ndaj jetës, të dhurojnë gjak! Është gjesti më fisnik që mund ta bëjë kushdo”, u shpreh prefekti Mamaj.

Sipas tij, akti i dhurimit të gjakut duhet kthyer në traditë.

Dhurimi i gjakut ndikon pozitivisht në shëndetin e dhuruesit.