Edhe pse temperaturat janë shoqëruar me luhatje të vazhdueshme, qyteti i Vlorës ka shpejtuar për të hapur “derën” e sezonit turistik për vizitorët e huaj dhe ato vendas.

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka reaguar në “Facebook për çeljen e këtij sezoni, ndërsa ka shpërndarë edhe videon e festimeve. Ai uron të gjithë qytetarët shqiptarë për një të diel të këndshme.

Edhe ditë më parë kryeministri i vendit ka theksuar se synimi dhe objektivi i qeverisë së tij është që të shtojë numrin e turistëve në vendin tonë si një shans i mirë për të shtuar ekonominë e vendit.

Shefi i qeverisë ka shtuar se kriza politike dhe gjendja e krijuar nga protestat e opozitës po kërcënojnë industrinë e turizmit, tregues ky që sipas tij vërehet tek ulja e prenotimeve nga turistët e huaj.]