Në vetëm 12 orë, Putin në Itali do të ketë një sërë takimesh, duke filluar në Vatikan me Papa Franceskun, pastaj në Quirinale me presidentin e Republikës italiane Sergio Mattarella dhe në pasdite në Palazzo Chigi me Kryeministrin Giuseppe Conte.

Dita e delegacionit rus, rreth tridhjetë vetë, përfshirë Ministrin e Jashtëm Sergej Lavrov dhe Ministrin e Industrisë, Denis Manturov, do të mbyllen me një darkë pune në Villa Madama të ofruar nga kryeministri Conte, ku do të jenë të pranishëm zëvendëskryeministrat Matteo Salvini dhe Luigi Di Maio dhe Ministri i Jashtëm Enzo Moavero Milanesi.

Para largimit, Putin do të vizitojë mikun e tij të vjetër Silvio Berluskoni për një përshëndetje të shkurtër.

Gjatë takimeve, do të diskutohen çështjet kyçe të bashkëpunimit italo-rus në sferën politike, tregtare, ekonomike, kulturore dhe humanitare, si dhe çështjet aktuale ndërkombëtare”, në veçanti kriza libiane, çështja venezueliane dhe situata në Ukrainë në dritën e presidencës së re të Zhelenskit.

Një vëmendje e madhe iu kushtua kësaj vizite edhe nga Ambasada Amerikane në Romë, e interesuar për të kuptuar përtej deklaratave zyrtare.

Gjatë vizitës së fundit të zëvendëskryeministrit Salvini në Uashington, Sekretari i Shtetit Pompeo ishte shumë i drejtpërdrejtë: dialogu – tha ai – është gjithmonë i mirë, por sanksionet mbeten deri në vitin 2020. Kjo bëri që Salvini të deklarohej se nëse Putin do një reduktim masash, ai duhet të bëjë përparim në diskutimet me Ukrainën dhe çështje të tjera. Italia mbetet një vëzhgues i veçantë për Uashingtonin.