Ambasada amerikane në Tiranë ka dhënë këtë mëngjes një njoftim të rëndësishëm për të gjithë të interesuarit për vizë pune në SHBA.

Përmes një postimi në faqen zyryare ambasada bën me dije se të interesuarit nuk duhet të bien pre e këshillave të gabuara apo çmimeve të larta nga çdo burim.

“Jeni në kërkim të punësimit nëpërmjet vizës EB-3 të imigrimit me bazë punësimi në Shtetet e Bashkuara? Ne ju këshillojmë që të përzgjidhni me shumë kujdes këshilluesin tuaj. Mos bini pre e këshillave të gabuara apo çmimeve të larta nga çdo burim. Gjithnjë kërkoni informacion zyrtar në http://www.uscis.gov/

Ju duhet të keni aftësitë e kërkuara për vendin e punës, punëdhënësi duhet të dërgojë formularët e kërkuar në Departamentin e Punës dhe USCIS, dhe vetëm më pas NVC do të caktojë takimin tuaj në Sektorin Konsullor. #pyetanen”, thuhet në njoftim.