Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, jep një njoftim të rëndësishëm për gjithë ata persona që duan vizë turistike.

Informohet se nëse viza amerikane turistike e mëparshme skadon brenda 12 muajve të fundit, atëherë mund të bëhet rinovimi me postë.

“Vera është gjithmonë një kohë e ngarkuar me udhëtime, prandaj dhe ju duhet të prisni më gjatë për një takim për vizë. Nëse viza juaj amerikane turistike e mëparshme skadon brenda 12 muajve të fundit, atëherë ju mund të kualifikoheni për programin tonë të rinovimit të vizës me postë.

Ky program është i hapur për njerëzit me viza ende të vlefshme ose të skaduara së fundmi, të cilët nuk janë dëbuar nga Shtetet e Bashkuara dhe që nuk kanë të dhëna kriminale.

Nëse i përmbushni kriteret, ju mund të anashkaloni qëndrimin në radhë për vizë! Përdorni programin tonë të rinovimit të vizës me postë! Pyet Annën”, njofton ambasada.