Nga Qeveria holandeze vijnë sinjale pozitive. Ministri i Jashtëm Stef Blok në përgjigje të ligjvënësve të ekstremit të djathtë që kërkuan rivendosjen e vizave për shqiptarët ka thënë se nuk parashikon ta paraqesë në Bruksel mocionin e parlamentit.

Dhoma e përfaqësuesve në Hollandë miratoi të martën me shumicës votash, 92 nga 150, një propozim të paraqitur nga 5 forca politike, 3 prej të cilave pjesë e koalicionit në pushtet, sipas të cilit Qeveria e këtij vendi do të duhet t’i kërkojë Komisionit Europian të pezullojë mekanizmin e rregjimit pa viza.

Gjatë diskutimeve, ministri i Jashtëm hollandez Staf Blok por dhe ai i Brendshëm i Drejtësisë Ferdinand Grapperhaus mësohet se e kanë kundërshtuar kërkesën. Edhe pse shifrat zyrtare holandeze flasin per shifra qe vijne ne ulje nga viti ne vit dhe zene vetem 0.2% te te dyshuarve, ekstremistet tani qe jane ne perudhe zgjedhjesh, kerkojne te perfitojne politikisht me te tilla teza populiste.

Grapperhaus ishte vetëm pak javë më parë në Tiranë dhe në konferencën e tij për shtyp me ministren shqiptare të Drejtësisë Etilda Gjonaj foli me tone pozitive për ecurinë e Shqipërisë në procesin e integrimit europian si dhe për bashkëpunimin edhe me autoritetet policore shqiptare.