Zëdhënësja e Komisionit Europian, Natasha Bertaud, ka komentuar votimin e parlamentit holandez për kthimin e regjimit të vizave për Shqipërinë.

Bertaud u shpreh se “Komisioni është në dijeni të mocionit të kaluar nga parlamenti holandez të martën, por për aktivizimin e mekanizmit të pezullimit të vizave ka një procedurë të caktuar dhe deri tani ne nuk kemi asnjë njoftim nga ndonjë vend anëtar” .

Kujtojme se diten e djeshme ekstremistet populiste te Holandes kane kerkuar nga BE qe te rikthehen vizat per shqiptaret, duke nxjerre si pretekst kriminalitetin ne kete vend. Edhe pse shifrat zyrtare holandeze flasin per shifra qe vijne ne ulje nga viti ne vit dhe zene vetem 0.2% te te dyshuarve, ekstremistet tani qe jane ne perudhe zgjedhjesh, kerkojne te perfitojne politikisht me te tilla teza populiste./Lexo.al