Programi “El 10 del Barça” e pyeti Jordi Alba në zonën e përzier të stadiumit për krahasimin mes brazilianit të Real Madridit, Vinicius, dhe yllit argjentinas, Leo Messi. Përgjigjia e mbrojtësit katalanas ishte e shkurtër dhe e qartë. Natyrisht, për të një krahasim i tillë është absolutisht absurd.

Vetë reagimi i Alba e përmblodhi atë. Pyetjes iu përgjigj: “Natën e mirë”. Dhe u largua nga zona e përzier e stadiumit, ku ishin gazetarët, duke lënë të kuptohet se nuk mund ta ushqejë një krahasim të tillë.

Reali Madridi ka nevojë për një hero të ri pas largimit të Cristiano Ronaldos, por duke e vendosur këtë përgjegjësi në supet e Vinicius, në një moshë kaq të re, duket diçka e padrejtë.

Lër një koment

Please enter your comment!
Please enter your name here