Bes Kallaku shpërndau sot një video nga kamerat e sigurisë në garazhin e tij, ku shfaqet sakrifica e përditshme që është i gatshëm të bëjë për Ajkën. Humoristi tregoi me të qeshurat e veta dhe të shokëve që po e shikonin në sfond sesi desh ra me kokë teksa mblidhte lodrat e vajzës që gjendeshin në bagazh.

“Gati çuna?”, dëgjohet të thotë Besi dhe në video duket si rrëshket teksa përpiqet të kapë me këmbë një top që rrokulliset jashtë makine. “Kur bien lodrat e Ajkës nga makina edhe baba do me i kap si futbollist”, shkruan Besi në përshkrimin e videos.

Xhensila i komentoi: “Më raftë pika”

 

View this post on Instagram

 

Kur bien lodrat e Ajkes nga makina edhe baba do me i kap si futbollist. 😂😂😂🙈🙈🙈

A post shared by bes kallaku (@bes_kallaku) on

Ajka tashmë është thuajse 1 vjeçe, por Besi dhe Xhensila mbeten prindër të rinj dhe kjo do të thotë se kanë plot situata humoristike.

Vetëm javën e kaluar, ata patën një “zënkë” publike në Instagram, në lidhje me gjumin e vajzës. Në një foto në Instagram ku dukej sikur shikonte diçka me inat diku më tutje, Xhensila kishte shkruajtur: “Ai momenti kur vajza është në gjumë, edhe besi rrëzon gjysmën e tenxhereve në kuzhinë”

Besi iu përgjigj me një koment: “Po pra po, kur e zgjoj unë thuhet pse e zgjove, kur e zgjon ti vetë thua kishte orarin për t’u zgju ajo tani.”