Nëse ende nuk e keni marrë vesh, presidenti Trump dhe bashkëshortja e tij, Melania ndodhen në Angli, ku kanë takuar familjen mbretërore. Mbrëmjen e kaluar Trump ka qenë i pranishëm në një banket të shtruar nga Mbretëresha Elisabeth. Çdo gjë shkoi për mrekulli, por një video e Trump gjatë banketit po bën xhiron e rrjetit.

Teksa Mbretëresha Elisabeth mbante një fjalim, presidenti është shfaqur i përgjumur. Në video dukej Trump që përpiqej t`i mbante sytë hapur, por nuk mundej. Videoja u bë virale dhe reagimet ishin të shumta. Njerëzit në Twitter bënë ato që dinë të bëjnë më mirë: memet, për të cilat ia vlen të harxhoni pak minuta nga koha juaj.