Një video e një vajze të vogël që qante duke thënë se duhet ta kalonte Krishtlindjen e saj të tretë në një hotel, ka kthyer edhe një herë sytë nga gjendja e shumë viktimave të krizës së strehimit të Irlandës.

Pamjet tregojnë Poppy, katër vjeçe, të ulur në një shtrat në një hotel në Dublin, Irlandë, duke qarë me dënesë, e duke thënë se nuk kishte “diku për të qëndruar” këtë Krishtlindje.

Poppy dhe nëna e saj Leanne Dunleavy, 30 vjeç, kanë qenë brenda dhe jashtë banesave të të pastrehëve për dy vitet e fundit.

Dunleavy, një parukiere, thotë se ata u bënë të pastrehë për shkak të rrethanave të paparashikuara dhe se ajo nuk pret që situata e saj të ndryshoj, të paktën së shpejti.

Videoja e saj ka grumbulluar më shumë se 167,000 shikime në Facebook, ndërsa shumë njerëz kanë fajësuar qeverinë irlandeze për gjendjen e zonjës Dunleavy dhe vajzës së saj, ndërsa komentet në mbështetje të tyre kanë qenë të pafundme.

Por çfarë ka ndodhur dhe si është gjendja e këtyre familjeve të pastreha në Iralnda?

Rreth 10,000 njerëz janë të pastrehë në Irlandë, duke përfshirë më shumë se 3,800 fëmijë, sipas shifrave të fundit zyrtare, një numër ky që është trefishuar në katër vitet e fundit.

Një buxhet prej 300 milionë eurosh është ndarë në buxhetin e këtij viti, por qeveria është kritikuar për mos veprimin e shpejtë.

Kjo gjendje vjen që pas shembjeve masive që u  janë bërë ndërtesave në 2008, ku nuk u siguruan me banesa personat që mbetën të pastrehë, dhe nuk pati një rimëkëmbje ekonomike për ta.

Ndërkohë analistët thonë se nevojitet rreth 35.000 ndërtimet e reja çdo vit, për të mos i lënë në qiell të hapur e në shtëpi me qira këta banorë./ Daily Mail, Panorama

Lër një koment

Please enter your comment!
Please enter your name here