Në një kohë kur kërkesat e studentëve janë plotësuar dhe ata janë drejtuar drejt auditorëve për të zhvilluar mësim, po hasin në një situatë të paprecedentë. Disa persona me në krye Klajdi Bellon (i promovuar nga opozita si studenti me kokore në kokë)  i cili studion në universitet privat, kanë bllokuar hyrjet e universitetit të Tiranës.

Siç shihet nga videoja e mëposhtme e shpërndare nga vetë Klajdi Bello, persona që nuk janë fare pjesë e universitetit shtëtëror, kanë dhunuar institucionet duke shkatërruar bazën materiale dhe po Klajdi me shokë  sharë me fjalë nga më të papranueshmet për një student, nderkohe qe shkaterrojne karrige e tavolina.

Siç dëgjohet qartë nga videoja e shpërndarë nga vetë Klajdi, fjalët që përdoren janë “do t’ju q** motrat, o motërq**ra…”

A jane keta perfaqesuesit e studenteve, me kete gjuhe e me kete dhune?

Me heret mediat kishin bere nje profil te Klajdi Bellos:

Klajdi Bello është një militant i opozitës, i punësuar si protestues këto dy javë.

Ka kryer disa vite shkollë tek Universiteti Europian me bursë, punon në një Call Center, ka qenë frekuentues i rregullt i çadrës së PD, dhe ka qenë koordinator me LSI për protestën e studentëve.

Sot ai është parë në korridoret e Fakultetit Jurdik duke iu bërë presion studentëve të lënë mësimin dhe të dalin në Bulevard në protestën e LSI.

Nesër nuk e dimë në kë Fakultet do të shkojë, por kini parasysh se e ka punë.

Është një nga të punëusairt e protestës.

Lër një koment

Please enter your comment!
Please enter your name here