Temperaturat e ulëta kanë sjellë reshje dëbore në zonat malore të vendit, veri, jug e juglindje.

Siç shihet edhe nga videot e mëposhtëm reshjet e dëborës kanë mbuluar zonat e “Qafë – Muzinës, Pogradec Qafë – Thanë, Lezhë.

Mirëpo falë gadishmërisë së Autoritetit Rrugor Shqiptar të gjitha akset rrugore janë të lëvizshme nga automjetet.

 

Në qarkun e Lezhes, situata është në normalitet. Rruga e Kombit eshte pa debore, rruget rurale te gjitha te kalueshme. Ne disa na te bashkise Mirdite( Fan e Kurbnesh) , sasia e debores shkon ne 5-6 cm. (Lexo.al)

Video-ja e mësipërme është filmuar në aksin e Qafë-Muzinës, ku siç shihet qarkullimi i automjeteve është lehtësisht i mundshëm.

Video-ja e mësipërme është bërë në zonën e Qafë Thanës.

Pamjet e video-s së mësipërme i përkasin zonës së Llogarasë.