Për të gjithë ata që e kanë nisur herët ditën kanë parë aksionin e shembjes së një prej ndërtesave “më të famshme” në kryeqytet. Ditën e sotme është shembur ndërtesa prej xhami e cila ishte ndërtuar në pjesën e pasme të stadiumit “Arena Kombëtare”.

Punimet për stadiumit janë drejt përfundimit, dhe kjo ndërtesë katër katëshe ku kishte kafene, sallon bukurie dhe fast-food duket se i “zinte frymën”. Aksioni ka nisur rreth orën 7:00 të mëngjesin të sotëm. Shqiptarja.com ka sjellë video nga momenti i shembjes së kësaj ndërtesë.

Ndërtesa 4 katëshe ishte ndërtuar para disa vitesh në hapsirë publike dhe këtu ishin vendosur disa biznese ku edhe kishte marrë emrin dhe identifikohej si “kolonat” pasi ndodhej edhe piceria.

 Ndërsa Kryebashkiaku Veliaj e quan “Çibani i fundit”. “Iken ngrehina e mbetur nga aksi qendror i Tiranes per ta hapur plotesisht Sheshin Italia per Arenen Kombetare 🏟⚽️ Shpronesim per ata me leje, prishje per te fortet qe shtuan katet pa leje ne kohe te Lulit e Kunatit famekeq ✌️ #TiranaNukNdalet“- shkruan Veliaj në Instagram.