Ish kryeministri Sali Berisha dhe kryeministri Edi Rama, gjate nje seance parlamentare, ku eshte debatuar ne lidhje me ceshtjen e CEZ. /r/n/r/nFormer Prime Minister Sali Berisha and Prime Minister Edi Rama, during a parliamentary session.

Në emsionin Opinion të datës 23 Maj, përpara gazetarëve, zoti Berisha lëshoi një lum deklaratash të nivelit të dytë, për të sulmuar Edi Ramën.
Një nga këto ishte, se Edi Rama është përdorues dr*oge. Gjatë debatit, Berisha provokoi duke thënë se ka foto të Ramës që konsumon lëndë nar.kotike të llojit kok.ainë.

Në fakt, kjo është një sajesë e ish kryeministrit të Shqipërisë. Në foton e parë, shihet qartë që është fotomontazh. Kjo foto që shihni është origjinale e një takimi të kryeministrit Rama. Koka e këtij të fundit është prerë dhe më pas është montuar tek një trup që mund të jetë marrë nga internet. Fotomontazhi shihet fare qartë.

“Nuk jam ekspert i fotografisë por dukej që ishte foto e montuar në mënyrë të mrekullueshme”, tha Mentor Kikia, gazetar.
Ndërkohë foton e dytë të Ramës me Vangjush Dakos, sërish është një argument i sajuar se aty po konsumonte kokainë në mes të gjithë njerëzve.
“Edhe kur thua 99 të vërteta dhe i shoqëron me një gënjeshtër të tillë, atherë e gjithë godina bie”, tha Lorenc Vangjeli, gazetar