Armando Sadiku luajti sot ndeshjen e fundit me Luganon, ku është i huazuar nga Levante.

Sulmuesi kuqezi shënoi golin e parë në barazimin 3-3 kundër Grasshoppers, në një sfidë plot emocione.

Lugano kishte nevojë vetëm për një pikë për të shkuar në Europa League dhe u duk e lehtë, ndaj një rivali në kaos, por në pjesën e dytë Grasshoppers përmbysi gjithçka dhe Lugano krejt papritur e pa veten jashtë Europe, për shkak të ngjeshjes së jashtëzakonshme në renditje.

Gjithsesi, në fund erdhi goli i barazimit dhe në Lugano nisi festa për vendin e tretë falë golaverazhit pozitivm

Sadiku shënoi 3 gola në vitin 2019, edhe pse luajti gjysmat e ndeshjeve si titullar, ndërsa tani do të kthehet në Spanjë. Fizikisht sulmuesi është kthyer në formë, por nuk dihet a do të qëndrojë te Levante.