Skuadra e Real Madrid gjatë kësaj pasditeje ka prezantuar transferimin e saj më të ri, Eder Militao.

Braziliani iu bashkua madrilenëve nga skuadra e Portos për shifrën e 50 milion eurove. Ndërkohë, 21-vjeçari ka firmosu një kontratë gjashtëvjeçare me madrilenët.

Në fjalët e tij të para ai u shpreh se ndjehej shumë i lumtur për këtë transferim:

“Jam shumë i lumtur që jam duke luajtur për klubin më të mirë në botë. Falë familjes sime unë jam në gjendje të luaj këtu dhe dua të falënderoj presidentin për besimin e tij tek unë”.

Por, prezantimi nuk shkoi perfekt ashtu siç e kishte ëndërruar mbrojtësi. Kjo jo për ndonjë pakujdesi me numrat me topin, siç i ndodh shpesh futbollistëve në prezantimin para tifozëve në stadium, por Militao pati probleme në konferencë. Në fakt, gjatë fundit të konferencës, braziliani pati një marrje mendsh, ndërsa provoi ta kalonte situatën, megjithatë në fund u dorëzua teksa u detyrua ta mbyllte konferencën.

Momentin mund ta ndiqni në minutën e 13:07 të videos së mëposhtme.