Larg nga kriza politike, debatet e brendshme, skenarët dhe ‘lufta’ e disave që nuk mendojnë për vendin por për interesat e tyre personale. Por turizmi është ajo që do na shpëtojë dhe punët që po bëhen për zhvillimin e saj, që fatkeqësisht zhurma e kotësive shqiptare nuk po lenë që të duken aq sa duhen. Në 30 ditë, Ministria e Turizmit ka realizuar 53 aktivitete, të renditura në një kalendar konkret, me pamje, të dhëna dhe data. Janë aktivitete që i dedikohen mjedisit shqiptar, për një Shqipëri më të pastër dhe me qëllimin për të rritur edhe më shumë nivelin e turizmit në vend.

Ministri Blendi Klosi ka publikuar videon me përmbledhjen e këtyre aktiviteteve në 3 minuta nën hashtagun #Clean&green2020 #krijoO2tënd dhe #SmileAlbania, për të cilat kemi shkruar edhe më herët. Në ditarin 30 ditor shoqëruar me video, listohen aktivitetet si më poshtë: -Ditët e Pemëve: Mbjellje masive nga nxënës të shkollave në të gjithë Shqipërinë. -Samiti i Diasporës. -Maliq, shtojmë 800 mijë pemë, gështenjë dhe arrë, krijojmë pyllin social. -Devolli Hidropower, bizneset shlyejnë detyrimet për pyllëzimin. -Dëgjesë publike, e gjithë vëmendja te ju/ Korçë-Pogradec. -Dhërmi, me Aronin, në det për herë të parë për 2019-ën.

-Task Forca, 4 ministri mbyllin aktivitetin e 12 guroreve në Malin e Krujës, për paligjshmëri. -Asambleja e zgjeruar e PS/ Takime në Poliçan, Kuçovë, Ura vajgurore, Berat. -Situata politike dhe Turizmi 2019, intervista në Vizion Plus. -Seancë Parlamentare. -Panairi i Berlinit, promovim oferta turistike dhe potencialet për Turizëm Gjithëvjetor.-Fushata Virtuale për tu treguar turistëve të huaj se Shqipëria është destinacion Unik.  Listën e plotë e gjeni në video.

Raporti Mujor

31 ditë në 3 minuta⏱. 53 aktivitete, në një kalendar. Për mjedisin🌱e Shqipërisë më të pastër, Turizmin 365 ditor⛰🏖. #clean&green2020 #krijoO2tënd #smilealbania😃🇦🇱

Gepostet von Blendi Klosi am Freitag, 19. April 2019