Neymar është akuzuar nga modelja Najila Trindade për përdh.unim dhe çështja po ndiqet në gjykatë. Brazilianit i është dashur të jetë i pranishëm përtej problemeve fizike që ka.

Një lajm i mirë më në fund ka ardhur për yllin e Parisit. Gjyqi për modelen po shkon në mënyrën më të keqe të mundshme.

Ajo jo vetëm nuk po jep asnjë provë nga ato që kishte premtuar, por tashmë akuzon avokatin e saj Danilo Garsia Andrade se ka organizuar vjedhjen e tabletit ku ishte e ruajtur videoja e përdhunimit në një hotel në Paris.

“Do doja shumë që ta kisha unë atë tablet, për të parë videon e famshme të përdhunimit që nuk e ka parë askush dhe nuk e di as unë nëse ekziston”, – u shpreh avokati dhe braktisi modelen. Andrade ishte avokati i dytë i Najilas, sepse i pari e braktisi, duke akuzuar bukuroshen braziliane se kishte ndryshuar versionin e ngjarjeve.