Ky është super aksioni që Rojet Bregdetare amerikane zhvilluan në ujërat e Oqeanit Paqësor, më 18 qershor. Gjatë patrullimit ushtarakët identifikuan një mjet lundrues, që më pas u identifikua si njëlloj nëndetëse e prodhuar në mënyrë artizanale nga një grup kriminal.

Këta të fundit po transportonin me nëndetësen një sasi gjigante kokaine, rreth 7 ton, me vlerë tregu 569 milionë dollarë. “Ndalo nëndetësen, tani!” dëgjohet të bërtasë marinsi tek hidhet nga varka e tij mbi nëndetëse që po trasportonte kokainën në territorin e SHBA. (TemA)