Në mesin e protestës së opozitës pati edhe momente mjaft komike.

Pasi simpatizantët çanë kordonin e policisë tek kryeministria, një protestues u filmua nga kamerat teksa urinonte tek dera e godinës.

Më tej një moment tjetër pikant ishte kur një protestues u filmua duke ngrënë domate. Ishin pikërisht domatet që u hodhën nga fermerët drejt godinës së kryeministrisë.

Sipas PD-së, vendimi i qeverisë për TVSH-në detyron fermerët të shesin nën kosto.