Ministrja e Kultures Elva Margariti ka dhene nje interviste ne ERTV nga mjediset e Mozaikut të Tiranës, për të folur në Ditën Ndërkombëtare të Monumenteve dhe Siteve Historike, 18 prillin.

Margariti gjate intervistes theksoi projektet zhvillimore ne sitet kulturore jane kthyer ne motorr te zhvillimit ekonomik.

“Qafa e pazarit ne Gjirokaster, Pazari i Korces etj, jane shembuj te qarte se si kultura eshte bere motor zhvillimi ekonomik, pas rijetezimit te tyre”, theksoi ministrja ne ERTV.

Duke treguar me shifra perfitimet nga keto investime, ajo theksoi se jane 3 fishuar te ardhurat nga turistet te cilet ne 2018 jane 4-fishuar dhe kane shkuar ne afro 1 milion.

Sipas ministres, kjo ka ardhur si pasoje e investimit te qeverise ne sitet kulturore dhe zbulimin e vazhdueshem te objekteve te reja, pune e cila vazhdon edhe sot.

Intervista e plote.