Presidenti amerikan Donald Trump duket se nuk po gëzon një marrëdhënie të shëndoshë me bashkëshorten e tij, Melania. Kjo e fundit ka refuzuar t’i japë dorën Trumpit në publik, gjatë vizitës së tyre në Mbretërinë e Bashkuar.

Me justifikimin për të rregulluar flokët e saj (ndërkohë që dorën tjetër e kishte të lirë), Melania ia hoqi dorën Trumpit, i cili nuk denjoi t’ia kapte sërish. Reagimet kanë nisur menjëherë për këtë gjest të Melania-s, që nuk ndodh për të parën herë nga ana e saj.

Madje, rrjetet sociale si “Twitter” dhe “Instagram” janë pushtuar nga hashtag-u #freemelania, përmes së cilës mund të gjenden me qindra video dhe foto që janë bërë meme me presidentin dhe zonjën e parë.