Si do të ishte shkruar historia e futbollit nëse episodet më të rëndësishme të së kaluarës do të vendosin nga VAR-i?

Sigurisht që disa rezultate do të ishin ndryshe, madje edhe kampionët e botës.

Një nga momentet që vazhdon të debatohet edhe në ditët e stome është goli i shënuar me dorë nga Diego Armando Maradona ndaj Anglisë në Botërorin “Meksikë 1986”.

Pyetjes cinike se çfarë do të kishte ndodhur nëse do të përdorej VAR-i në atë sfidë çerekfinale, El Pibe De Oro iu përgjigj:

“Do të isha arrestuar, sepse nuk mund të vjedhësh para 80 mijë personave”.

Me siguri fansat e futbollit ia kanë falur këtë “vjedhje” futbollistit ndoshta më të mirë të historisë, sepse pikërisht në këtë ndeshje Maradona realizoi një gol monumental, duke shmangur të gjithë mesfushën dhe mbrojtjen e Anglisë.