Lazio është skuadra e parë gjysëmfinaliste e Kupës së Italisë.

Të besuarit e Simone Inzaghi shkatërruar me rezultatin 4-1 Novarën, duke kaluar në fazën tjetër të kompeticionit të dytë për nga rëndësia në shtetin fqinj. Një takim i vendosur që në fraksionin e parë, me Luis Alberto, Milinkovic-Savic e Immobile (dopietë) që e dërguan Lazion në avantazhin e katërfishtë drejt dhomave të zhveshjes.

Miqtë tentuan të reagojnë në pjesën e dytë, por goli i Eusepi nga penallti nuk shërbeu për më shumë, duke i dhënë të drejtë Lazios për të kaluar në fazën tjetër. Sipas të gjitha gjasave, rivali i fundit drejt finales së madhe do të jetë Interi, i cili pasditen e nesërme mat forcat me Beneventon.

 

Lër një koment

Please enter your comment!
Please enter your name here