Juventus ka fituar me rezultatin e ngushtë 2-3 në ndeshjen e parë hapëse të Serie A.

Bardhezinjtë e nisën me vrull këtë takim duke shënuar të parët, por Chievo arriti që të barazojë rezultatin dhe të kalojnë  në epërsi.

Një autogol dhe një gol i Bernardeschit në minutën e 93′ i dhanë fitoren Juventusit.

Megjithëse nuk shënoi, Ronaldo bëri një paraqitje tejet dinjitoze.

Kujtojmë që lojtarët sapo janë kthyer nga pushimet dhe u duhet pak javë për të arritur formën optimale.

Aq më tepër për Ronaldon që është në një ekip të ri, ku ambientimi do i marrë kohën e vet. /G.Gj/Lexo.al/