“Më vjen keq ta them, por ky vend nuk i plotëson kushtet për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian”. Është pikërisht kjo fjali e artikuluar nga ish- deputeti i PD, Enkelejd Aliebaj për një emision televiziv hollandez, ku shprehet ndër të tjera ‘me dhimbje’ se në Shqipërinë që partia e tij e qeverisi për 8 vite, nuk funksionon asgjë, ndërsa shton se ka skepticizëm sa i takon rrugës drejt integrimit europian.

Video u publikua nga Kryeministri Rama në rrjetet sociale ku shprehet se një mbetje e biodegraduar e Shqupit po ndyn Shqipërinë. “Ja sesi një mbetje e biodegraduar e Shqupit jashtënxirret për ta ndyrë Shqipërinë në sytë e publikut hollandez”, shkroi Rama.