Interi nuk ka arritur të marrë më shumë se një pikë në shtëpi përballë Romës, duke bërë që të gjitha skuadrat të jenë afër në garën e tyre për një vend në zonën Champions. Verdhekuqtë kanë kaluar në avantazh të parët me anë të një supergoli të shënuar nga Stefan El Sharaui që ndërmori një aksion personal duke dribluar këdo që i doli para.

Në të dytën, Interi ka qenë më kërkues i golit dhe ka arritur ta gjejë atë në minutën e 61 me anë të Ivan Perisiç i cili ka përfituar nga një krosim i D’Ambrosios. Me këtë fitore, Interi qëndron në vendin e tretë në klasifikim me 61 pikë, 5 më shumë se Milani ndërkohë që Roma renditet në vendin e 5 me 1 pikë më pak se Milani.

Javën e ardhshme, Interi pret në shtëpi Juventusin, ndërkohë që Milani ka ndeshje me skuadrën tjetër të qytetit, Torinon. Sakaq, Roma pret në shtëpi Kaljarin. Kujtojmë që sot, Juventusi arriti të fitonte titullin kampion matematikisht në Itali, duke mundur 2-1 Fiorentinën.